Gjuajti Ramën me këpucë, ‘hallexhiu’ është ‘sheik’ me ndërtime pa leje në Sarandë e Ksamil

Një tentativë për të goditur me këpucë Kryeministrin Edi Rama ndërsa vizitonte në spital të lënduarit e përplasjes mes policisë dhe protestuesve të Unazës së Re, e ktheu Ilias Katirajn në një personazh në portalet pranë opozitës. Gjatë seancës gjyqësore ku caktohej ndaj Katirajt masa e sigurisë “arrest me burg”, bashkëshortja e tij ashtu sikurse deputetët e Partisë Demokratike thanë se akti i kryer prej tij kishte për bazë faktin se qeveria po i shkatërronte objektin ku ai banonte në zonën e Astirit. Sipas tyre, Katiraj e ka këtë objekt mundësinë e vetme për të mbijetuar dhe mbajtur familjen.

Por çfarë rezulton nga një verifikim i thjeshtë dokumentesh zyrtare?! Ilias Katiraj nuk ka ndërtuar pa leje vetëm në Tiranë në zonën e Astirit, duke zënë gjurmën e Unazës së Madhe të Tiranës. Ai është pronar objektesh të ndërtuara pa leje në zona të lakmuara bregdetare si Saranda e Ksamili. Të qenit zaptues profesionist, Katiraj e ka të çertifikuar me firmën dhe vulën e një personazhi të njohur, ish-Drejtorit të ALUIZN-it të qeverisjes së Partisë Demokratike, Shaban Memisë. Sipas dokumenteve dhe fotove që shikoni, Katiraj ka objëkt 3 kate në Berdenesh të Sarandës, me sipërfaqe të parcelës ndërtimore 498.5 metra dhe sipërfaqe totale ndërtimi për banim 378 m2. Për këtë objekt pa leje, Katiraj ka marrë fletën e legalizimit në 3 Mars të vitit 2009.

Ka ndërtuar pa leje në Sarandë, në zonën më të lakmuar të turizmit. Ka përfituar nga legalizimi duke u bërë pronar i një godinë të bollshme në sipërfaqe. Ilias Katiraj nuk ndalet me kaq. Ai po i kërkon qeverisë që të heqë mënjanë nga lekët e taksapaguesve disa para tjera për ta bërë pronar e shpronësuar edhe për një tjetër objekt të ndërtuar pa leje në Unazën e Madhe. E pavarësisht se rezulton pronar objektesh 3 katëshe në bregdet, Katiraj të gjithë betejën e justifikon me nevojën për “mbijetëse”. Madje, i irrituar pse nuk e bëjnë pronar edhe në mes të Tiranës, është i gatshëm të preket në seder e të heqë këpucën për ta hedhur drejt Kryeministrit. /lexo.com.al/ MA.ME

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU