Takimi i radhës së Astrit Patozit me demokratët do të jetë pikërisht një ditë para se anëtarësia e PD-së të votojë për të zgjedhur kryetarin e ri.
Vetë Patozi ka njoftuar se më 21 korrik do të takohet me demokratët, teksa shkruan se misioni i tij është bashkimi dhe ringritja e PD-së.
Në takim Patozi pritet që të shoqërohet me në pjesë të deputetëve që kanë dalë kundër Lulzim Bashës dhe procesit që ai po zhvillon për të marrë një mandat të dytë. Ndërkohë që në garë për postin drejtues të PD-së është edhe deputeti Eduard Selami.
Statusi i Patozit
MË 21 KORRIK, ME DEMOKRATËT E TIRANËS
Më 21 korrik, ora 19:30, me demokratët e kryeqytetit.
Ju mirëpresim në sallën e Koncerteve të Akademisë së Arteve në Tiranë. Bashkimi dhe ringritja e Partisë Demokratike është misioni ynë. ASKËND PËR TË HUMBUR, GJITHËKËND PËR TË FITUAR.
/a.m.