Kreu i PSD Skënder Gjinushi është përballur sot me kryeministrin Rama gjatë debatit për reformimin e Akademisë së Shkencave. Gjinushi u shpreh se një nga shkaqet kryesore të dështimit është ‘ikja e trurit’, pasi sipas tij njerëzit më të aftë janë larguar jashtë vendit.
“Kërkimi shkencor nuk është në nivelin që duhet sepse kemi mijëra doktoratura, por cilësia lë për të dëshiruar, por problemi kryesor është ‘ikja e trurit’ të aftët më të zotët nuk rrinë më këtu.
Për këto arsye, apo politizimin e reformës bëri që ASH të kthehet në organ honorifik. Akademia është organ koordinues. Problemi nuk duhet shtruar se cfarë do të bëhet, problemi është që me gjithë piramidën e kërkimit shkencor kush do të jetë roli i ASH dhe një qendre koordinimi shkencor, ka rëndësi edhe reformimi i brendshëm.
Në bazë të pozicionit shikohet edhe cilësia e përbërjes, por koha e lavdishme ishte kur truri i Shqipërisë ishte këtu. Njerëz të nderuar dhe akademia kishte cilësi dhe punimet.
Tani gjithë problemi është i përbashkët i qeverisë, akademisë, shkollave të larta, ministrisë, si do të luftojmë për ta ngritur kërkimin shkencor për të rimarrë, pasi ndryshe do të vijmë duke u fundosur. Mund të ketë sektor që mund të mbeten pa asnjë specialist” deklaroi ai.
ma.me