Gjiknuri: Po shohim mundësinë që tarifën në rrugët e tjera ta vjelë shteti

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri është i ftuar sonte në emisionin “5 Pyetjet nga Babaramo” në Report Tv. Në qendër të bisedës është aktualiteti politik, taksa në Rrugën e Kombit, aeroportet, çmimet e kripura që paguajnë shqiptarët për tragetet dhe gjendja e ujësjellësave.

Intervista e Damian Gjiknurit në REPORT TV
Aplikimi i tarifës në Rrugën e Kombit, disa muaj më parë kur u vendos pati protesta dhe sot pritej një reagim, por opozitë nuk pamë, pse kjo tarifë?
Kjo temë është shumë e debatuar, po i rikthehet pak. Arsyeja ka qenë e thjeshtë, pasi nuk e nisa unë, por u fillua që në 2014, u konkludua në 2016. Qëllimi ishte për të siguruar të ardhura për të mirëmbajtur atë rrugë, pasi ka kosto të lartë. Nëse përdoruesit e rrugës nuk do të kontribuojnë, rruga do të amortizohet dhe kosto do të jetë më e lartë.

Sa është kostoja e mirëmbajtjes?
Shkon mbi 7 milionë euro në vit

Aktualisht sa jepen?
Është dhënë 5 milionë euro, por nevojat janë për 7 milionë euro, vetëm për tunelin janë dhënë mbi 2.5 mln euro. Në këtë tarifë do të futen investime shtesë, bërja e urës së Drinit.

Sa kushton përfundimi i rrugës?
Pjesa e koncesionarit, vetëm ura shkon 35-40 milionë euro dhe vlera e investimeve është jashtëzakonisht e madhe mbi 50 mln euro. Ka edhe kosto operative.

Shkaktoi gjithë atë irritim…
Në momentin kur filloi herën e parë mund të ishte bërë një punë më e mirë, u manipulua politikisht, pati edhe reagim qytetar dhe qeveria reflektoi dhe doli në një konkluzion për një tarifë simbolike.

5 euro nuk është simbolike?
Jo jo, vendosëm tarifë simbolike për qytetarët e Kukësit.

E ka shpërndarë te cdo njeri?
Pse nuk mërzitesh ti kur paguan 1 mijë lekë ora parkim. Edhe atë zoti e ka dhënë, hapësirë publike.

A nuk ka një strukturë, një tra ku të mblidhen lekët, pse nuk i merr lekët shteti?
Nuk ka struktura që të menaxhojnë tollin dhe strukturën komplekse të rrugës së Kombit. Edhe po të bëhej, që shteti i mbledh ato para, do të kontraktonte një kompani. Të gjitha investimet do të detyroheshin ti paguanin taksapaguesit. Pse unë që jam në Tiranë apo Vlorë, të paguaj nga taksat e mia një rrugë që u takon të tjerëve. E përdor më shumë këtë rrugë, ke interesa, kontribuo. Kamionët kanë tarifa më të mëdha, se janë shkatërruesit më të madhej.

Sa vjet zgjat koncesioni?
35 vite. Aplikimi është në të mirë të qytetarëve dhe ky parim ndiqet në pjesën më të madhe Europiane, përfshirë edhe vetë Kosovën.

Në vendet e tjera i mbledh shteti…
Jo…Në Greqi kompania shtetërore doli në privat, po ashtu në Itali dhe Francë. Ne po shikojmë rastet e mundshme me një variant shtetëror. Kjo ka qenë strategji që nga koha e Berishës.

Sa makina kalojnë?
Rruga përveç sezonit turistik është me intensitet të ulët. Kjo rrugë ka 5500 makina në ditë. Sa më shumë rritet trafiku, shteti merr më shumë.

Sa mund të shkojnë të ardhurat?
I gjithë stoku shkon mbi 400 mln, shpenzimet 300 milionë euro. Ai koncesion nuk nxjerr më shumë se 2 mln euro në vit. Formula financiare është më se e pranueshme.

Kosova është shprehur e shqetësuar…
Kjo rrugë është problem që u takon taksapaguesve shqiptarë dhe përgjigjet buxheti shqiptar, qeveritë janë sovrane. Kosova ka gjetur zgjidhjet e saj dhe këtu do të jemi, të gjitha rrugët do të bëhen me pagesë.

A mendoni se kjo është zgjidhje afatshkurtër, pritet që të përfundojë autostrada që lidh Prishtinën me Shkupin dhe fluksi nga Tirana mund të zhvendoset?
Jo, pasi ka shumë kosovarë që kanë lidhje këtu dhe aksesi në det është shumë më afër. Cdo rrugë tjetër do të kushtonte më tepër. E gjithë skema, po koha? E cila është para, për të kursyer 40 euro do harxhojë tre orë më shumë.

Cilat do të jenë rrugët e tjera?
Disa rrugë të tjera për mirëmbajtje, jo për të nxjerrë investime, do të ishte shumë normale që të bëheshin me pagesë ata që kanë rrugë alternative. Në të ardhmen rrugët që kanë lëvizje alternative mund të taksohen.

Tiranë-Durrës?
Nëse do të bëhet, do të jetë komplet e rindërtuar do të krijohen edhe mundësitë e lëvizjes paralele, nga Tirana në Ndroq. Pastaj kush do të lëvizë shpejt do të paguajë, nuk ka asgjë të keqe.

Ka një datë?
Jo, por rrugët po, që janë bërë pak a shumë publike. Edhe rrugët e reja me PPP kërkojnë para për mirëmbajtje. Sot duhet të financojmë 50 mln euro, por sot japim 25 mln euro për mirëmbajtjen e rrugëve.

PPP jepen pa garë….
Është angazhim i privatit që ti nuk e bën, ai merr riskun e vet. Nuk e kemi mundësinë të marrim borxhe për të bërë vetë të gjitha rrugët.

Sa shkon kjo e Thumanës?
10 mln për km. Por po marr dy raste. Tiranë-Elbasan, filloi me 300 mln dhe ka shkuar me 400 e ca dhe prit që të përfundojë dhe kosto vajti 12 mln euro për km. Thumana është zonë kënetore, do pilota dhe do standarde, pasi po bëhet me 4 korsi. Të gjitha janë volume të matshme, do të vijnë inxhinier të huaj, pasi do të certifikojnë. Atje ka vepra arti shumë.

Cilat rrugë të tjera do të jepen me koncesion?
Rruga e Arbrit, Thumanë-Kashar, që përfundojnë në verën e 2021. Kemi rrugën nga Orikumi në Llogora do të bëhet me PPP, nga Miloti në Balldren, për këtë të fundit është dorëzuar oferta pardje. Për Orikumin këto ditë dorëzohet oferta pas garës. Në vitin tjetër fillojnë të gjitha veprat.

Më thoni një km që keni ndërtuar ju, unaza e re 3 km për 5 vite…
Nga 2013 janë bërë 235 km rrugë të reja edhe me financim të huaj edhe të shtetit. Në administrim kam 3 mijë km rrugë, po jo 10 mijë që thoshte Berisha. Berisha ishte mjeshtër i propagandës, i heq kapelën për atë gjë. Të vetmen rrugë që i heq kapelën, që ka bërë është Rruga e Kombit, e nisi nuk e përfundoi, por po e marr të mirëqenë.

Rruga e Elbasanit ende nuk ka përfunduar, By Pass i Fierit….
Ai i Fierit ra në duar të gabuara. By pass qe dështim për shkak të keqmenaxhimit. Kontraktori falimentoi. Presim aprovimin për fituesin e kompanisë për të lidhur kontratën. Nëse do të lidhim kontratën në tetor, jam i bindur që deri në verën tjetër rruga do të jetë e hapur, funksionale për të lëvizur.

Po kjo e Elbasanit kur përfundon?
Nesër kalojmë kredinë shtesë. Jam i bindur që brenda këtij viti do ta bëjmë të kalueshme për daljen në tunel, por oj të përfunduar plotësisht. Rruga do të shkurtohet me 10-12 minuta. Projekti është kemqmenaxhuar, jo më kot kam bërë detyrën time, po merret prokuroria. Drejtësia do të japë përgjigjen.

Po ka një afat kur përfundon?
Brenda këtij viti, nga Iba te tuneli, kjo pjesë përfundon, ndërsa vepra dorëzohet në pranverën tjetër

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU