Një prej futbollistëve legjendë të Romës por edhe kombëtares italiane Danielle De Rosi ka bërë një gjest vërtetë fisnik.
Simbolin e trofeut më të rëndësishëm të jetës së tij ai vendosi t’ja dhurojë një mikut të tij të ndjerë.
De Rosi ishte i pranishëm në funeralin e magazinierit të kombëtares italiane që vdiq në moshën 92-vjeçare.
Ai vendosi që medaljen e Kupës së Botës që fitoi në vitin 2006 me Italinë, ta vendosë në arkivolin e mikut të tij të ndjerë. Ky gjest fisnik preku mjaft persona.