Nga “ferri” ne parajse. Gjermania ka mposhtur Suedine ne frymen e fundit.
Pas disavantazhit ne pjesen e pare, gjermanet kthyen gjithcka ne pjesen e dyte.
Reus ne te 48-ten barazoi nderkohe Kros beri heroin duke shenuar golin e avantazhit ne minuten e 95-te.
Pas kesaj fitoreje Gjermania ka me te lehte rrugen e kualifikimit.
****
Suedia trondit Gjermaninë në ndeshjen e dytë të botërorit “Rusi 2018”. Skuadra suedeze ka kaluar në avantazh në minutën e 32-të me anë të Toivvonen.
Ai ka mposhtuar portierin Neuer përmes një parabole tepër të bukur.
Gjermania ishte pranë barazimit në minutën e 41-të përmes Muller, por topi përfundoi ngjitur me shtyllën pas një gjuajtjeje të lehtë.
Në minutën e 12-të suedezët pretenduan për një penallti pasi Berg u rrëzua brenda zonës.
Gjermania e nisi vrullshëm në fillim me disa raste të mira por nuk arriti dot të shënojë.
Tashmë për Gjermaninë gjithçka bëhet edhe më e vështirë për të vijuar më tej.
Ndiqni LIVE Gjermani-Suedi:
***
Kampioni në fuqi i Botës, Gjermania që tashmë është nën presion të madh pas humbjes ndaj Meksikës në ndeshjen e parë në Grupin F, do të ndeshet sonte me Suedinë.
Sfida starton në orën 20:00 në një ndeshje të vlefshme për xhiron e dytë në Grupin F.
Pas humbjes 1-0 ndaj Meksikës dhe paraqitjes së dobët, Gjermania duhet patjetër të fitojë kundër Suedisë nëse dëshiron të kualifikohet në mesin e 16 kombëtarëve më të mira.
Një fitore e mundshme e Suedisë do të thoshte eliminim për kampionin në fuqi dhe kalim më tej për suedezët.
Formacionet zyrtare të të dy skuadrave: