GJERMANI/ Bëri seks me disa meshkuj në hotel, gjykata s’i jep të drejtë gruas të mësojë emrin e burrit që e la shtatzënë

Një grua e cila kishte mbetur shtatzënë pasi kishte kryer marrëdhënie seksuale me një grup meshkujsh në një hotel gjerman, ka dështuar ne betejën ligjore për të zbuluar emrin e partnerit të saj. Hoteli në Halle të Gjermanisë, ku ata kaluan tre net bashkë në vitin 2010, sipas një vendimi të Gjykatës së Mynihut, nuk lejohet të tregojë emrin e njeriut me të cilin zonja kishte kryer aktin seksual.

E drejta e njeriut për privatësi e tejkaloi kërkesën e gruas për pagesat e mbështetjes së fëmijëve, thotë vendimi. Gruaja, identiteti i së cilës nuk është bërë i ditur, e njihte partnerin e saj si ‘’Michael’,’ por në të njëjtin hotel gjendeshin dhe tre Michael të tjerë.

Secili prej katër Michael-ët kishte të drejtën të “kontrollonte të dhënat e tyre dhe të mbronte familjen dhe martesën e tyre”, thoshte vendimi i Gjykatës së Mynihut. Por, gruaja pohon se ajo kishte mbetur shtatzënë pasi kishte qëndruar me një ‘’Michael’’ në një dhomë në katin e dytë teksa kuptohet se ka një djalë shtatëvjeçar të quajtur Joel.

Gjykata vendosi se mungesa e detajeve të saj për njeriun ngriti rrezikun e të dhënave personale “thjesht duke u liruar rastësisht”. Gjykata e Apelit në Mynih mbështeti vendimin dhe vendosi të mos e shqyrtojë rastin, i tha një zëdhënëse e gjykatës BBC. Ligjet gjermane të privatësisë janë ndër më të rrepta në Evropë.

ma.me

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU