Gjermanët luajnë derbin e Hokejt në… stadium futbolli

Stadiumi i Koln ishte arena e një sfidë hokeji në akull ndërkohë që Bundesliga është pushim.

Derbi mes Koln dhe Dusseldorf mblodhi më shumë se 47 mijë spektatorë, duke vendosur një rekord shikueshmërie për skuadrën pritëse.

Në vend të fushës së barit ishte një sipërfaqe e akullt e vendosur vetëm për këtë sfidë që shkoi me shtesë, duke përçuar më shumë emocione te publiku, që bëri pjesën e tij me koreografinë në tribuna.

Dusseldorf mundi Koln me rezultatin 3-2, ndërsa spektatorët në fund u shpërblyen edhe me një spektakël fishekzjarrësh.

/a.rada

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU