Mësohet se Sulçe ka ndërruar jetë tre ditë më parë, ndërsa kanë qenë familjarët e tij ata të cilët kanë gjetur trupin e pajetë vetëm një ditë më parë. Nga këqyrja e kufomës, thonë burimet e policisë, ndodhemi para një vdekje natyrale. Ish gjyqtari në moshë të thyer, jetonte i vetëm.
Emri i Subi Sulçes është përmendur shpesh pas përmbysjes së diktaturës si kryetar i gjyqit të inskenuar ndaj dy poetëve të Librazhdit, Genc Lekes dhe Vilson Blloshmi, ndaj të cilëve dha dënimin kapital, me pushkatim. Më 13 korrik 1977, Subi Sulçe kryesoi seancën gjyqësore të mbajtur në kinemanë e qytetit të Librazhdit, ku për akuzën e fabrikuar të sabotazhit në ekonomi, u dënuan me vdekje poetët Genci Leka dhe Vilson Blloshmi.