Gjendet një makinë e djegur në Shkodër, dyshohet të ketë lidhje me vrasjen e çiftit

Një makinë e djegur është gjetur këtë të diel në hyrje të Shkodrës, disa orë pasi në lagjen Naim Gjylbegu u gjet i vrarë me armë zjarri një çift bashkëjetuesish.

Policia tha se po hetonte nëse kjo makinë ka lidhje me vrasjen e dyfishtë në qendër të qytetit.

Ish-punonjësi i policisë në Pukë, Borhan Berçama dhe bashkëjetuesja e tij, Silvi Ndoci janë gjetur të vrarë me armë zjarri rreth orës 06:40.

Krimi mësohet të ketë ndodhur në prani të fëmijës së çiftit, i cili ndodhet në spital në gjendje të mirë shëndetësore.

a.ç

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU