Gjendet i vdekur në kanal një i moshuar në Kavajë, policia kërkon ndihmë për ta identifikuar

Një person është gjetur i pajetë ditën e djeshme. Policia thotë se në fshatin Gjoc në Kavajë, në një kanal, është gjetur një trup i pajetë i gjinisë mashkull, rreth moshës 60-70 vjeç, i cili nga kqyrjet paraprake nuk rezulton të ketë shenja dhune në trup apo dëmtime të tjera.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë kërkon ndihmën dhe bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e trupit të pajetë.

“Trupi i pajetë ka këto karakteristika fizike, është rreth 1.70 m i gjatë, me flokë të thinjura dhe në momentin e konstatimit kishte të veshur një këmishë me mëngë të shkurtra ngjyrë e bardhë me vija blu dhe të kuqe, pantallona ngjyrë blu e errët, si dhe në dorë mbante një orë me fushë të bardhë me mbishkrimin “Quartz-Ëoke”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia thotë se çdo qytetar që disponon informacion të nevojshëm është i lutur të telefonoj në numrin pa pagesë 112 ose në numrin e Sallës Operative 0694110202.

a.ç

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU