Gjendet i vdekur 30-vjeçari në Korçë, dyshohet se…

Një 30-vjeçar është gjetur i pajetë këtë të enjte në lagjen nr 7 të Korçës. I riu, sipas policisë, u gjet pranë disa ndërtesave të pabanueshme në rrugën “Ligor Rëmbeci”.

Nga të dhënat e para, dyshohet se viktima mund të ketë qenë përdorues i lëndëve narkotike, pasi në afërsi të trupit të tij janë gjetur shiringa. Policia thotë gjithashtu se në trupin e 30-vjeçarit nuk janë konstatuar shenja dhune.

Megjithatë me qëllim zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e kufomës, është ngritur një grup hetimor.

/b.d

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU