Gjendet i pajetë 58-vjeçari, ja dyshimet e policisë

Gjendet trupi i pajetë i një personi.

“Më datë 15.05.2018, në fshatin Kamenicë-Korçë, në anë të një rruge në fshat, është gjetur i pajetë dhe pa shenja dhune, trupi i shtetasit M.A, rreth 58 vjeç, banues në Kamenicë”, raporton policia.

Nga të dhënat e para, dyshohet se viktima mund të ketë qenë në gjendje të dehur.

Po punohet për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes, si dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./a.m.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU