Gjenden vajzat e zhdukura në Dibër, familjari: Po gënjejnë për diçka…

Një 61-vjeçar nga fshati Lishan i Poshtëm në Dibër denoncoi në Polici se vajza e tij dhe mbesa ishin zhdukur pa lënë gjurmë.

Pas nisjes së kërkimeve nga ana e Policisë, u arrit të lokalizohej vendndodhja e dy vajzave, njëra 15 vjeçe dhe tjetra 19. Dy vajzat kishin udhëtuar nga Dibra për në Tiranë për të shkuar te vajza tjetër e 61- vjeçarit që jeton në kryeqytet.

Por, pavarësisht se gjithçka u sqarua dhe vajzat u kthyen në shtëpi, dibrani thotë se vajza dhe mbesa e tij mund të jenë marrë nga një person i tretë me qëllim trafikimin e tyre dhe pas denoncimit mund t’i ketë lënë të lira në Tiranë. Sipas tij, vajzat po fshehin të vërtetën, pasi mund të jenë kërcënuar.

Babai i 15 vjeçares thotë se dy vajzat nuk kanë pasur para për të paguar për udhëtimin dhe ka frikë se pas gjithë kësaj mund të fshihet një tentativë trafikimi.

Ndërkohë lidhur me ketë pretendim, Policia ka marrë në pyetje dy vajzat dhe ato kanë dhënë shpjegim për largimin pa njoftim nga shtëpia.

A.P., 15 vjeçe dhe Xh.Sh., 19 vjeçe kanë thënë para Policisë se udhëtuan drejt Tiranës pa njoftuar, pasi kishin frikë se nuk do t’i lejonin për një gjë të tillë.

“Po të lajmëronim familjen, nuk do të na jepnin leje për të shkuar në Tiranë. Ndaj u nisëm pa i vënë në dijeni”, kanë treguar dy vajzat.

/b.d

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU