Gjenden pesë trupa të pajetë brenda një shtëpie (FOTO)

Pesë trupa të pajetë janë gjetur brenda një shtëpie në periferi të Perth, ka njoftuar policia në Australi.

Në mesin e të vdekurve ka gra dhe fëmijë. Ndimës komisionari, Paul Steele thënë se ky ishte një incident “tragjik”, por nuk ka shqetësime të vazhdueshme për sigurinë, raporton BBC.

Ndërkaq, policia ka arrestuar një person në të 20-tat. Ende nuk është bërë e ditur nëse viktimat kanë lidhje familjare.

Stele tha se ekipet e kriminalistikës kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po tentojnë që të kuptojmë se si ka ndodhur ngjarja.

Në korrik, një 19-vjeçar ishte akuzuar për vrasjen e dy fëmijëve dhe nënës së tyre. Kjo ngjarje po ashtu kishe ndodhur në periferi të Perthit.

Vetëm dy muaj para kësaj, shtatë persona ishin gjetur të vdekur në një pronë në zonën rurale të qytetit Osmington, që gjendet 280 kilometra në jug të Perthit.

Kjo ishte konsideruar si ngjarja më e rëndë që prej vitit 1996. Policia e kishte trajtuar këtë rast si vrasje dhe vetëvrasje, duke thënë se Peter Miles kishte vrarë gjashtë të afërmit e tij dhe më pas vetën.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU