Gerard Depardieu akuzohet për përdhunim

Aktori i njohur Gerard Depardieu akuzohet për përdhunim dhe ngacmim seksual nga një aktore franceze. Akuzat e rënda ndaj 69-vjeçarit francez me shtetësi ruse, u dorëzuan zyrtarisht në polici nga një aktore 22 vjeçare.

Sipas mediave në Francë, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur këtë muaj në një nga rezidencat e Depardieu-s në Paris.

Avokati i aktorit francez mohoi menjëherë se klienti i tij është i përfshirë në një skandal përdhunimi, por prokuroria e Parisit nisi zyrtarisht hetimet dhe pritet që Depardieu të thirret shumë shpejt për të dëshmuar.

Gerard Depardieu ëshë një prej aktorëve francezë më të famshëm ndërkombtarisht.

Mëgjithatë në Francë ai është etiketuar shpeshherë si tradhtar, për shkak se hoqi dorë nga shtetësi franceze duke marrë atë ruse, për t’iu shmangur sistemit të ashpër të taksimit për milionerët në Francë, që taton rreth 70% të pasurisë së tyre.

/b.d

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU