Genc Pollo, një mashtrim i radhës!

Nga Alfred Peza
Kryetari i Komisionit Parlamentar per Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, z. Genc Pollo doli sot para mediave, per te kumtuar nje tjeter te pavertete te madhe, ne aradhen e te pavertetave qe prodhon ne menyre permanente sa here qe i jepet rasti.

Ai deklaroi se opozita bojkotoi sot mbledhjen per nje seance degjimore me drejtuesit e emisionit “Publicus” ne “Vizion+” te cileve i eshte bllokuar transmetimi i nje puntate investigative ne lidhje me vdekjen e nje adoleshenti ne fushen e plehrave ne Sharre te Tiranes. E per rrjedhoje nuk jane me, punonjes te ketij televizioni privat.

E verteta eshte se sot Komisioni nuk ka patur mbledhje, pasi per kete anjeri prej anetareve te tij, nuk ka patur asnje njoftim zyrtar, perfshi ketu edhe deputetet e opozites. Per aresyen e thjeshte se Komisioni nuk ka mare ende asnje vendim ne lidhje me kalendarin e punes tre javore te tij, ne perputhje me kalendarin e Parlamentit, te miratuar ne Konferencen e Kryetareve. Kaq mjafton per te kuptuar se kur nuk ke miratuar me pare nje kalendar, nuk mund te fillosh qe te zbatosh pikat e tij, te cilat nuk ekzistojne.

Kur ka tentuar qe ta miratoje kalendarin e punes, Komisioni nuk ka patur korumin e nevojshem (50+1) te deputeteve ose 9 prej tyre prezent ne salle ne momentin e votimit. Per kete mjafton qe ti referohesh proces-verbaleve te mbledhjeve. Vec te tjerash, kete e verteton edhe nje korrespondence zyrtare me shkrim, ndermjet tre keshilltareve te Komisionit, me drejtuesit me te larte te administrates se Kuvendit. Ne keto kushte, e gjitha cfare pretendohet, eshte nje spekullim i paster dhe nje tentative per mashtrim publik te mediave dhe opinionit.

Deputetet e mazhorances as nuk kane bojkotuar dhe as nuk kane per te bojkotuar kurre ndonje seance te Komisionit, perfshi ketu edhe seancat degjimore. Pasi kjo eshte nje praktike e punes se cdo komisioni parlamentar. Mjafton qe te kujtoj se te henen dhe te marten e kesaj jave, komisioni yne ka zhvilluar per afro 6 ore me radhe seanca degjimore ne lidhje me Ligjin per Sportin.

Por, cdo veprimtari i Komisionit bazohet vetem mbi procedura dhe norma qe percakton rregullorja e Kuvendit. Ne nuk mund te behemi pjese e shkeljeve, per aresye se keshtu do opozita. Sikunder ne nuk mund te lejojme perpjekjet e “spikerit” te Komisionit, qe per shkak se zoteron mikrofonin e drejtimit te mbledhjeve, te vendose nepermjet tij, “diktaturen” e pakices mbi shumicen, apo te “vjedhe vulen” e komisionit. Nje tentative kjo prej 3 vjetesh e gjysem nga ana e z. Pollo, si ne asnje komision tjeter dhe si ne asnje praktike tjeter parlamentare te ketyre 25 viteve pluralizem ne Shqiperi.

Ne, perfaqesuesit e mazhorances ne kete komision, nuk do te behemi kurre pale me opoziten ne tentativat e tyre permanente per ta shnderruar Parlamentin dhe vecanerisht Komisionin Parlamentar per Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik ne nje seksion te Partise Demokratike e per te vijuar nga aty, axhenden politike te dites se opozites.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU