Gazetari racist maqedonas fyen shqiptarët, facebook i heq foton ofenduese

Gazetari problematik nga Maqedonia, Milenko Nedelkovski ka vazhduar të ofendojë shqiptarët. Mbrëmë ai është kapur me djaloshin nga Gostivari, i cili bëri krenarë shqiptarët dhe gjermanët duke shënuar gol për Gjermaninë kundër Ukrainës dhe duke hapur rezultatin në lojën e parë të ‘pancerëve’ në Euro 2016.

Milenko shkroi mbrëmë në Facebook “Hitleri rrotullohet në varr. Në fotografi është një shqiptar (që Milenko e quan shipo) nga Gostivari që para disa minutave i dha gol ukrainasve”, shkruan gazetari problematik, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Milenko Shkodran

Por pas raportimeve për gjuhë të urrejtjes, ka mbërritur raport nga Facebook Community Standards, ku thuhet se fotografia është larguar.
“E kemi shqyrtuar raportin tuaj për ngacmim. Pasi ka thyer rregulloren tonë për standardet shoqërore, ne e kemi larguar fotografinë. Ju faleminderit për raportimin. Ia kemi bërë me dije Milenkos se e kemi larguar fotografinë por nuk i kemi treguar për personin që ka raportuar”, shkruhet në raportin e Facebook Community Standards.

Facebook Community Standards

Milenko njihet si person ksenofob dhe disa herë ka ofenduar shqiptarët. “Shqiptarët, romët dhe homoseksualët i shumëzoj me zero”, ka thene Milenko.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU