• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gazetari i BBC: Putin e Trump mendojnë njëlloj, ky është problemi i madh që ka sot Perëndimi

by S M
17/01/2017 19:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Dilema se mos presidenti rus, Vladimir Putin, ka në dorë material me të cilin mund ta shantazhojë presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump, tani për tani mbetet e pasqaruar, por ka diçka që shqetëson shumëkënd: këta dy burra mendojnë njësoj”, shkruan reporteri i BBC-së, John Sweeney.

Besimi i zotit Trump në traditën amerikane dhe neveria e shprehur ndaj gjërave që nuk i pëlqejnë, jehojnë si këngë e Kremlinit: shteti, pushteti dhe aversioni ndaj kritikave janë të reja (dhe tingëllojnë si punë ruse) në rendin botëror. Këtë mentalitet mund ta quani lirisht trumputinizëm. Jehona ndërmjet Kremlinit dhe Trump Tower-it, selisë së Trumpit në New York, është e fuqishme, po fuqizohet edhe më shumë dhe po i sjell lajme fort të mira zotit Putin. Dhe derisa Trumpi e ka sinjalizuar Michael Goven të hënën se një marrëveshje e re për reduktimin e armëve bërthamore duket se do të jetë e lidhur me rishikimin e sanksioneve ekonomike kundër Rusisë.

Çfarë bie në sy është mungesa e pazakonshme e kritikave të zotit Trump për zotin Putin, ta zëmë në rastin e sulmit të hakerëve rusë ndaj demokracisë amerikane, për aneksimin e Krimesë dhe për rolin e tij për luftën e vazhdueshme në lindje të Ukrainës. Ajo çfarë habit është se zoti Trump në postime në profilin e tij në Twitter favorizon linjën ruse, le të themi në rastin e CIA-s dhe të gjithë komunitetit amerikan të inteligjencës.

Por pse dreqin të çohesh ta kritikosh liderin botëror me të cilin pajtohesh fije e për pe? Tre njerëz nuk mund të shkëputen nga Trumputinizmit: Nigel Farage, i cili e ka të qartë se Bashkimi Europian është një rrezik larg më i madh për paqen e botës se Rusia; miku i tij, Steve Bannon, që tani është kryestrategu i administratës së Trumpit; dhe njeriu i regjimit rus, Aleksander Dugin.

Flokëgjatë e me çehre tipike sovjetike, zoti Dugin është përshkruar prej shumëkujt si «truri i Putinit» ose si «Rasputini i Putinit». Ai ka një emision në një televizion pro-Kremlinit ku flet gjerë e gjatë për supremacinë ortodokse ruse me një përzierje interesante të retorikës gebelsiane dhe i thur lavde deri në qiell regjimit rus. Për zotin Dugin flitet gjithandej se nuk ia prish qejfin Kremlinit. Edhe ai është në listën e sanksioneve perëndimore për deklaratat e fuqishme në mbrojtje të aneksimin rus të Ukrainës, që deri tash ua ka marrë jetën mbi dhjetë mijë personave.

Poterexhinjtë Farage, Bannon dhe Dugin me një gojë thonë se rreziku më i madh për civilizimin perëndimor fshihet te ekstremizmi islamik. Zoti Bannon i ka shprehur pikëpamjet e veta në një takim të së djathtës në Vatikan më 2014. Ai pretendonte se i ashtuquajturi «Shteti Islamik» ka një llogari në Twitter se si «ta shndërrojë SHBA-në në <lum gjaku>». «Më besoni, do të mbërrijë edhe në Europë», shtonte ai. «Mendoj se tani jemi në fazat fillestare të një lufte globale kundër fashizmit islamik».

Ekziston rreziku se të vihesh në anën e Kremlinit në mënyrën se si po e lufton «fashizmin islamik«, ta zëmë si në Halep, përfundoni në anën e asaj që shumëkush e ka quajtur «fashizmi rus», ose së paku vendosni të hiqni dorë prej vlerave demokratike dhe prej rregullave të luftës, dhe duke vepruar kështu, shndërroheni në rreshter rekrutues për ISIS-in. Ky është rrezik për të cilin zoti Dugin nuk ka gatishmëri të reflektojë. Nuk përfundoi mirë intervista ime me të në Moskë. Së pari, ai hodhi poshtë mundësinë se rusët kishin sulmuar me hakerë demokracinë amerikane, duke i mëshuar fort pretendimit se nuk kishte «zero mundësi». E pyeta edhe për përkushtimin e vërtetë të zotit Putin për demokracinë. «Ju lutemi kini kujdes», ma ktheu ai. «Ju nuk mund të na mbani leksione për demokracinë, sepse ju mundoheni t’ua impononi të gjithë njerëzve, të gjitha shteteve, çdo shoqërie, sistemin perëndimor, amerikan, apo të quajtur amerikan të vlerave pa i pyetur… dhe kjo është absolutisht raciste; ju jeni racist». Shumë kritikë të zotit Putin përfundojnë në arkivole – rreth 20 sosh prej se ai mori pushtetin më 2000.

I kam takuar dhe admiruar tre prej tyre: Ana Politikovskajan, Natasha Estemirovan dhe Boris Nemcovin. Zoti Nemcov ishte qëlluar për vdekje jashtë mureve të Kremlinit. E pyeta zotin Dugin se çfarë na tregonte vdekja e tij për demokracinë ruse. «Nëse përfshiheni në Wikileaks, mund të vriteni», ma ktheu ai. Pastaj i kërkova të gjejë ndonjë emër gazetari amerikan që është vrarë nën administratën e Barack Obamas. Zoti Dugin nuk e mori përsipër të fliste për këtë çështje, por më tha se «kjo biseda jonë është një budallallëk i madh» dhe e la në gjysmë intervistën. Më vonë postoi në blogun e tij, ku i ka 20 mijë ndjekës, duke ilustruar bisedën me një fotografi timen dhe ku më akuzonte për fabrikim të «lajmeve të rrejshme». Edhe më quajti «kreten dhe derr globalist». Kjo është gjuha e rendit të ri botëror.

Disa ditë më vonë po shikoja konferencën e shtypit kur zoti Trump nuk e la të shtronte pyetje një gazetar të CNN, duke e akuzuar për fabrikim «të lajmeve të rrejshme». Nën Trumputinizmin fjalët ndërmjet Rusisë dhe Amerikës po jehojnë përherë e më fuqishëm. (D.P)

Next Post
Kjo është pesha juaj ideale me gjatësinë e trupit

Kjo është pesha juaj ideale me gjatësinë e trupit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Parlamenti Europian mbështet Shqipërinë/ Integrimi në BE, 9 eurodeputetë javën e ardhshme në Tiranë

Parlamenti Europian mbështet Shqipërinë/ Integrimi në BE, 9 eurodeputetë javën e ardhshme në Tiranë

February 14, 2026
U qëllua në makinë pas një sherri në një klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit që u vra në Itali

U qëllua në makinë pas një sherri në një klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit që u vra në Itali

February 14, 2026
U aksidentua në Greqi, zbulohet emri i 16-vjeçarit shqiptar që ndërroi jetë (EMRI)

U aksidentua në Greqi, zbulohet emri i 16-vjeçarit shqiptar që ndërroi jetë (EMRI)

February 14, 2026
“Navalny u helmua me toksinë të rrallë bretkose”, akuza e Britanisë dhe aleatëve për Kremlinin

“Navalny u helmua me toksinë të rrallë bretkose”, akuza e Britanisë dhe aleatëve për Kremlinin

February 14, 2026
“Bavaria mbështetje për anëtarësimin e Shqipërisë në BE”, Spiropali zbulon detaje nga takimi me kryeministrin bavarez

“Bavaria mbështetje për anëtarësimin e Shqipërisë në BE”, Spiropali zbulon detaje nga takimi me kryeministrin bavarez

February 14, 2026
Zbulohet plani i Bannon me Epstein: Do rrëzojmë Papa Françeskun! Godasim dhe Clinton e Xi

Zbulohet plani i Bannon me Epstein: Do rrëzojmë Papa Françeskun! Godasim dhe Clinton e Xi

February 14, 2026
Hetimi për shqiptarin nga Saranda çon në gjobitjen me gjysmë milionë euro për Louis Vuitton

Hetimi për shqiptarin nga Saranda çon në gjobitjen me gjysmë milionë euro për Louis Vuitton

February 14, 2026
Mbledhja e Këshillit, Salianji zbulon arsyen pse nuk ka marrë pjesë! Ja si përgjigjet ai

Salianji i përgjigjet Berishës: Nuk kam nevojë të provoj lidhjen time me PD! Kontributi, beteja dhe sakrifica ime janë të njohura

February 14, 2026
SHBA ‘zbut’ tonet me Iranin: Gati të bisedojmë që nesër për programin bërthamor civil

Rubio konfirmon aleancën SHBA-Europë, por veç gjysma e të pranishmëve u ngritën në këmbë

February 14, 2026
Ushtria amerikane po përgatitet për operacione disajavore kundër Iranit

Ushtria amerikane po përgatitet për operacione disajavore kundër Iranit

February 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In