Gazeta serbe mahnitet nga “Shtëpia e Bardhë” në Gjakovë por “harron” që aty është Kosovë…

Gazeta beogradase “Telegraf” duke raportuar për një nga reportazhet javore të RTV21 “Ma pikturo ëndrrën”, është përpjekë që ta ironizojë temën me titull “Shtëpia milionëshe me arkitekturë helene në Gjakovë”.

Gazeta “Telegraf” shpreh mllefin e saj duke thënë se “Shqiptari ngriti Shtëpinë e Bardhë në Serbi”, duke “harruar” nga inati se Gjakova nuk është Serbi, por vetëm Kosovë!

“Telegrafi” beogradas përpiqet mëtej që t’ua shpjegoj lexuesve të vet se si duket nga brenda kjo shtëpi, dhe shkruan kështu:

“Me 16 shtylla antike, madje me katër flamuj- të Shqipërisë, Kosovës, Zvicrës dhe SHBA-ve, orenditë e arta, skulpturat greko-romake të zotave dhe sundimtarëve, automobile të shtrenjtë e detaje të tjera në tavanet e kësaj shtëpie”, shkruan “Telegrafi” i Beogradit.

“Shtëpia në Gjakovë në pronësi të milionerit Kened Frokut, sipas zgjedhjeve arkitektonike dallon shumë nga shtëpitë që kemi parë deri më tani.

Të gjitha këto në këtë vilë shtrihen në 550 metra katrorë e ndërtuar kryesisht nga mermeri kurse si enterier shërben edhe një veturë e shtrenjtë”Lamborxhini”. Pronari i kësaj vile, Kened Franku që ka disa vite që jeton në Zvicër,  thotë se është frymëzuar nga kultura e lashtë helene.

Ju ftojmë që ta komentoni duke shkruar se a ju pëlqen ky stil i kësaj vile apo më shumë është shembull i shundit dhe kiçit”, përfundon gazeta beogradase “Telegraf”.

Printskrin: Youtube/Radiotelevision 21

Printskrin: Youtube/ Radiotelevision 21

Printskrin: Youtube/ Radiotelevision 21

Printskrin: Youtube/ Radiotelevision 21

Printskrin: Youtube/Radiotelevision 21

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU