Gazeta gjermane: Vuçic po luan lojë të poshtër, protagonistët e BE si grumbull pulash të hutuara

“Vuçic nxitësi” – me këtë titull gazeta gjermane “Süddeutsche Zeitung” komenton vizitën e presidentit serb në Kosovë.

Për dallim nga shumë gazeta gjermane, të cilat nuk mbajnë qëndrim të qartë ndaj provokimeve të fundit të Akensandar Vuçicit, gazeta e Münchenit thekson se Vuçic po luan një lojë të poshtër në Ballkan, duke e komprometuar Bashkimin Europian dhe duke e vështirësuar pajtimin.

“Si strateg i urryer, Vuçic javëve të fundit ka nxitur pritje të mëdha.

Publikisht u debatuan planet për shkëmbimin e territoreve mes Serbisë dhe shqiptarëve të Kosovës.

Por, pastaj vetë Vuçici e shfryu balonin provues, të cilin e ngriti mbi Kosovë.

Në fjalimin e tij të pritur me interesim në Kosovë ai shpalli mesazhin e ri, sipas të cilit nuk mund të priten kompromise në periudhën afatgjatë.

Me procesionin e tij diplomatik, Vuçic ka poshtëruar para së gjithash protagonistët e BE-së, të cilët në çështjen e ndryshimit te kufijve po duken si një grumbull pulash të hutuara”.

Gazeta gjermane nënvizon se ndërsa Gjermania dhe disa të tjerë me të drejtë kundërshtojnë ndarjen e Kosovës si rast të rrezikshëm precedent, përfaqësuesit e Komisionit të Brukselit tregohen të disponuar ndaj kësaj ideje.

“Nëse dy kampe grinden, Vuçic si palë e tretë tani për tani nuk duhet të ketë frikë nga presioni.

Ky është një sukses për të, por një goditje e rëndë për përpjekjet e BE-së për ndërmjetësim”, thekson “Süddeutsche Zeitung”. (dp)

a.ç

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU