Galeria e të famshmëve pa shkollë të mesme

Sa herë përmenden të famshmit sa i përket shkollimit të tyre, mendojmë se të gjithë kanë të përfunduar shkollimin fillor e atë të mesëm, ose edhe të lartë.Por, ka prej atyre që as diplomë të shkollës së mesme nuk kanë.Uebfaqja e njohur amerikane Access, ka bërë një listë të të famshmëve të cilët nuk kanë marrë kurrë diplomën e shkollës së mesme.

Aktorja e njohur, Jennifer Laërence, fituesja e çmimit “Oscar”, ka lënë shkollën e mesme në gjysmë për tu bërë aktore, transmeton Koha.net. “Jam edukuar vetë”, ka thënë ajo gjatë një interviste. “Doja të krijoja vetë rrugëtimin tim”, ka thënë aktorja.

Gjithashtu, edhe këngëtarja me renome botërore Rihanna ka ndërprerë shkollimin e mesëm për karrierën e saj muzikore. Këngëtarja ka braktisur Barbadosin, vendlindjen e saj, në moshën 15 vjeçare pas një audicioni me producentin Evan Rogers.

Edhe këngëtarja tjetër e njohur, Katy Perry, nuk ka marrë diplomë të shkollës së mesme kurrë sepse familja e saj ishte vazhdimisht në lëvizje. “Më largonin nga shkolla… dhe nganjëherë jam shkolluar në shtëpi”, ka thënë Perry. “Kam mësuar ta edukojë veten në këtë fazë”, shtoi ajo.

Ndër të famshmit tjerë që nuk kanë kryer shkollimin e mesëm janë edhe Simon Cowell, Jessica Chastain, Jay Z, Eminem, Daniel Radcliffe, Hilary Swank, Avril Lavigne, Seth Rogen, Jim Carrey, Lil Wayne, Keanu Reeves dhe Jude Law, përgatiti Express. (b.an)

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU