“Galaxy J Max”, Samsung nxjerr në treg celularin e ri

Vetëm një ditë pasi dëgjuam rreth telefonit më të ri nga Samsung, Galaxy J Max dhe tashmë telefoni është zyrtarisht në shitje.

Samsung Galaxy J Max, vjen me një procesor quad-core 1.5GHz, dhe me një ekran 7-inch. Parametrat e telefonit janë 186.9 × 108,8 × 8.7mm, 1.5GB RAM dhe 16GB memorie të brendshme. Një veçori tjetër e telefonit është bateria e  cila është 4,000mAh. Samsung Galaxy J Max vjen me kamerë të pasme 8MP, ndërsa kamera e përparme është 2MP. Sistemi operativ i telefonit është Android 5.1 Lollipop.

Duke pasur parasysh madhësinë e ekranit, pajisja  vjen me kufje me Bluetooth, për t’ju ndihmuar të bëni thirrje në situata të ndryshme. Telefoni gjithashtu vjen me shërbimin 4G dhe me dy karta SIM .

Në lidhje me çmimin, thuhet se Galaxy J Max do të kushtojë rreth 200 $. Në dispozicion për të interesuarit është opsioni me ngjyrë të zezë dhe ngjyrë ari, telefoni do të jetë në dispozicion për blerje në Indi (si online dhe offline), rreth fundit i këtij muaji./krokodili.al/a.k

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU