Gafa e berberit ‘pushton’ internetin

Një djalë shkoi tek berberi dhe i tregoi modelin e flokëve që dëshironte me anë të një videoje. Ai e bëri pauzë videon, për t’i treguar ekzaktësisht modelin që dëshironte, por përfundoi me butonin e “Play” të rruar në kokën e tij.

Klienti i paidentifikuar nga Kina, donte thjeshtë të dukej modern… por pa dashur u kthye në personazh në rrjetet sociale, për shkak të gabimit komik të berberit.

Sipas asaj që shkruan e përditshmja britanike “The Sun”, i riu po shihte një video teksa priste radhën, kur pa prerjen e ëndrrave të tij. Pasi i bëri pauzë videos dhe ia tregoi berberit, ky i fundit e pyeti nëse e donte edhe trekëndëshin. Pa e kuptuar që e kishte për shenjën e “Play” që shfaqej në mes të videos së ndaluar, klienti tha “po”. Sigurisht nuk ia merrte mendja që pikërisht këtë buton do të kishte të rruar në kokë.

Imazhet e modelit të flokëve dhe videos së bërë pauzë u shpërndanë nga blogeri Tian Xiu Bot në platformën sociale kineze Weibo, më 30 Dhjetor. Postimi ka marrë mbi 20 mijë komente, mbi 78 mijë pëlqime si dhe është shpërndarë mbi 22 mijë herë.

a.cupaj

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU