Gabimet për t’u shmangur në gatimin e kërpudhave

Për shumë gjatë kërpudhat janë konsideruar si biftekë falsë (për vegjetarianët). Mjaft! Gatuhen në shumë kuzhina botërore, por sërish nuk kanë reputacionin e mirë. Kjo ndoshta ngaqë nuk gatuhen siç duhet. Shmangni gabimet e mëposhtme dhe bini sërish në dashuri me kërpudhat.

  1. I mbysni

Kërpudhat kanë nevojë për frymëmarrje. Mos i mbani në një enë të mbyllur pasi do t’ju prishë cilësinë dhe do t’i rrudhosë. Në vend të kësaj futini në një qese jo të mbyllur dhe ruajini në frigorifer. Nëse i lani, mos i fusni të lagura.

  1. Nuk i thani sa duhet

Ende nuk është rënë dakord dhe nga shefat më të mirë nëse duhen larë apo jo. Sido që të bëni, sigurohuni t’i thani mirë para përgatitjes. Nëse keni mundësi, lërini në një peshqir të thatë për një orë që të thahen tërësisht.

  1. I kriposni shumë shpejt

Kriposja pak para se t’i hidhni në tigan do t’ju çojë në dështim. Kripa nxjerr jashtë lëngjet nga përbërësit dhe kjo nuk i bën të gatuhen mirë dhe shijshëm. Prisni derisa kërpudhat të jenë gatuar tamam para se t’i kriposni apo t’u hidhni ndonjë gjë tjetër shtesë.

  1. I gatuani në tiganin e gabuar

Përdorni një tigan të rëndë dhe cilësor dhe lëreni të nxehet siç duhet para se të hidhni kërpudhat. Sapo t’i hidhni kërpudhat në tigan përziejini shpejt dhe më pas mos i ngacmoni më sa të gatuhen. Nëse anët marrin ngjyrë shumë shpejt moderoni flakën.

  1. I përzieni vazhdimisht

Nëse kërpudhat do të kishin mundësi do të mbanin një nga ato shenjat “Mos na shqetësoni”. Përzierja e vazhdueshme nuk i lë të marrin ngjyrën e artë të kaftë.

  1. Nuk u hidhni yndyrë mjaftueshëm

Arsyeja që shumë njerëz i përziejnë vazhdimisht kërpudhat është sepse ndërsa gatuhen,  duket sikur yndyra zhduket ngatigani. Mos e bëni më këtë, por shtoni në doza të vogla pak yndyrë gjatë procesit të gatimit.

Shije

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU