Futbollisti i njohur seks me dy vajza, videoja po përhapet në WhatsApp

Një futbollist i Premier Ligës angleze është vënë në qendër të një skandali seksual.

Ai është filmuar teksa bën seks me dy vajza. Materiali filmik është i gjatë një minutë dhe aty dëgjohen emrat e dy vajzave.

Asnjëra prej tyre nuk është gruaja e futbollistit emri i të cilit nuk zbulohet nga mediat britanike për shkaqe ligjore.

Videoja është shpërndarë në WhatsApp me shpejtësi mes tifozëve.

“Daily Star” shkruan se tifozët madje po përgatisin disa vargje për futbollistin që planifikojnë t’ja këndojnë në ndeshjen e radhës.

Kjo do të zbulonte më pas edhe futbollistin në fjalë, nëse videoja nuk del më parë në internet.

Kjo gjë nuk ka ndodhur deri tani por është çështje kohe pasi ajo është në dorë të shumë personave.

/b.d

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU