Ndërron jetë në mënyrë të parakohshme ish-futbollisti i njohur afrikano-jugor, Phil Masinga.
Masinga ka ndërruar jetë në moshën 49-vjeçare, ndërsa lajmin për humbjen e tij e ka dhënë Federata e Futbollit në Afrikën e Jugut nëpërmjet një komunikate për mediat.
Mediat italiane shkruajnë se Masinga kishte probleme me shëndetin dhe ishte shtruar që prej 21 dhjetorit që lamë pas në spital.
Masinga la gjurmë në futbollin italinë të “Serisë A”, ku u aktivizua me Barin në periudhat 1997-2001.
/a.rada