Fushë-Krujë, 22-vjeçari gjendet i vrarë në makinën e tij

Një i ri është gjetur i vrarenë Fushë-Krujë. Mësohet se viktima është 22-vjeçari Ledi Çypi. Nga informacionet e para, policia bën me dije se 22-vjeçari është gjetur nga të afërmit brenda makinës, pranë banesës.

Trupi i pajetë i të riut është dërguar për ekspertizë në Tiranë, prej ku pritet të zbardhen dhe shkaqet e ngjarjes.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gramëz, rreth orës 21:30 të mbrëmjes së kaluar. Policia ka nisur menjëherë hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

a.ç

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU