Fushata për kandidatin e Kosovës drejt “Oscar-it” kushton 100 mijë euro

Rreth 100 mijë euro llogaritet të kushtojë fushata për promovimin e kandidatit të Kosovës për nominim për “Oscar” në gjuhë të huaj.

Por deri më tani, ndonëse kanë mbetur më pak se 100 ditë deri në mbajtjen e ceremonisë “Academy Awards”, për “Home Sweet Home” është në dispozicion vetëm një e pesta e kësaj shume, dedikuar për këtë qëllim, shkruan “Koha Ditore”.

Qendra Kinematografike e Kosovës ka ndarë 20 mijë euro për promovimin e filmit nën regji të Faton Bajraktarit, që është propozimi i tretë me radhë i Kosovës për “Oscar” për nomimin në kategorinë e filmit më të mirë në gjuhë të huaj.

Për t’i bindur anëtarët e Akademisë prestigjioze që ta përfshijnë filmin në listën e ngushtë me dhjetëshen e filmave që do të shqyrtohen për të qenë pesë nominimet për çmimin “Oscar” për filmin më të mirë në gjuhë të huaj (joanglisht), lobimi pritet të zhvillohet deri në muajin dhjetor dhe do të realizohet nëpërmjet prezantimeve të ndryshme të filmit…, citohet Koha. (b.an)

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU