OSHEE raporton situatën: Ja zonat pa energji

Moti i keq në të gjithë vendin, me reshje shiu, dëbore, si dhe me rrëshkitje dheu, ka dëmtuar linjat e sistemit të shpërndarjes së energjisë elektrike.

OSHEE njofton se ka marrë masa organizative dhe teknike, duke vendosur në gatishmëri 1800 punonjës. Problem, sipas OSHEE, janë zonat e thella rurale malore, si dhe kushtet e vështira të punës gjatë natës, për shkak të motit të keq.

Si pasojë e reshjeve intensive të shiut, rreth orës 12.00 të mesditës pati problem në n/stacionin e Farkës, i cili u përmbyt, por falë punës intensive të grupeve të OSHEE, u bë emundur rikthimi në punë i këtij n/stacioni.

OSHEE shton se, reshjet e dendura të shiut kanë vënë në rrezik zonën e Bregut të Lumit e për pasojë për efekt sigurie janë stakuar fiderat 104/108/247/244/248. Kjo ka sjellë mungesë energjie në zonën e Zall-Bastarit pjesërisht, një pjesë e Kamzës, Shën Mëria e gjitha pa drita, një pjesë e Ibës dhe e Farkës, Shupal dhe zona e Bregut të lumit e gjitha.

OSHEE nënvizon se, brigadat e avarisë së OSHEE janë në terren dhe po punojnë për rikthimin e energjisë sa më shpejt tek abonentët. Me rëndësi është fakti, se nga informacionet e deritanishme, raportohet se fidrat që furnizojne spitalet dhe konsumatorë të rëndësisë të veçantë janë të gjithë në punë, perveç zonës së Rreshenit ku ka rreshtje te dheut ne shtyllen e L-30-41/1, F-5 në N/St Librazhd që furnizon Bashkinë dhe Prefekturën.

Linja 30-41/1 Rrubik –Rrëshen është stakuar për masë sigurie pasi shtylla ku është kjo linjë ka rrëshqitur, duke lënë pa tension N/St (Rrëshen, Kaçinar)
Zonat pa energji: Bashkia Rreshen, Komunat: Kthelle, Kaçinar, Kashnjet, Ungreje.

Gjithashtu, thekson OSHEE, të gjithë hidrovorët janë në punë.

Në lidhje me situatën në tërësi, janë disa zona që nuk kanë energji elektrike për shkak të defekteve nga mot i keq

Tirana
Ibë (pjesërisht), Kombinat, Mullet, Kodra Priftit (pjesërisht), Shupal (pjeserisht), Valias, Farkë, Gjikaj, Shënmeri

Kukës
Geghysen (pjesërisht) /Kukës; Pac /B.Curri, Nikoliq/Has, Mamëz,Suroi, Fajzë

Elbasan
Lunik (pjesërisht) dhe pjesërisht zonë e qytetit/Librazhd, Polis, Gracen

Shkodra
Iballë, Arrës Miliskaj, Velipojë, Hajmel, Shengjin, Qytet Lezhë, Zejmen.

Vlora
Amonic, Gorisht/ Vlorë, Rradhimë, Orikum

Berat
Divjakë/Lushnje

Durrës
Zona ish-Keneta, Durrës /Spitalla, Bisht Pallë, Rrogozhine/Gos

Burreli
Thuman, Fushë Gjorm, Shtufe, Simon, Qafë Zorres, Cerenet, Zejnisht.

Gjirokastra
Lazarat, Lunxheri

Grupet e punes janë në terren për eliminimin sa më të shpejtë të defekteve.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU