Fuqizohet Euro, këmbehet me 124 lekë. Zhvlerësohen Sterlina e Dollari

Dita e enjte ka regjistruar luhatje të mëdha në shportën e monedha ndërkombëtare. Valuta e eurozonës, tashmë që prej fillimit të këtij viti vijon të zhvlerësojë valutën kombëtare, lekun.

Euro është rritur sot me plot 0.4 lekë për njësi, për të mbërritur kështu në nivelin e 124 lekëve. Ndërsa, nuk mund të përcaktohet ende nëse monedha do të ndjekë këtë ecuri pozitive edhe në ditët në vijim.

Ndërkohë, dollari amerikan dhe paundi britanik kanë ndalur hovin dhe janë zhvlerësuar ndjeshëm ndaj lekut. Valuta amerikane ka pësuar një rënie me plot 0.4 lekë për njësi nga një ditë më parë dhe këmbehet sot për 107.4 lekë në blerje dhe 108.2 lekë në shitje.

Të njëjtin trend rënës ka ndjekur sterlina, e cila është zhvlerësuar me 0.5 lekë për njësi kundrejt lekut, për të zbritur në kuotën e 137 lekëve. Me sa duket, valuta vijon të ndikohet nga situata e tensionuar që ka krijuar marrëveshja ‘Brexit’.

Ndërkohë, sa i takon valutave të tjera të huaja, franga zvicerane është rritur minimalisht me 0.2 pikë dhe këmbehet me 110 lekë gjatë ditës së sotme. Nga ana tjetër, dollari kanadez ka pësuar një rënie të lehtë me 0.3 lekë për njësi nga një ditë më parë, kurse dollari australian vijon të mbetet në vlera të pandryshuara.

a.cupaj

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU