Ftesa e Ramës: Ju lutem na vini në provë! Zgjidhje edhe qytetarëve jashtë kufijve

Kryeministri Rama ka mbyllur përfundimisht pushimet duke iu kthyer normalisht jetës politike.

Gjatë një takimi me koordinatorët e bashkëqeverisjes, Rama deklaroi se platforma online po jep rezultate, pasi ka nisur pastrimi i parazitëve nga administrata

“Parazitët po largohen nga administrata. Platforma e bashkëqeverisjes është rrugë më e shkurtër se e mikut. Mjaftojnë vetëm tre minuata dhe merrni zgjidhje. Ju lutëm na vini në provë për zgjidhjen e problemeve që keni me administratën.  Në rastet e dy muajve ka plot raste nga qytetarë jashtë Shqipërisë që janë përfshirë në platformë, nuk ka kufij. Qytetarët që kanë probleme me administratën këtu, por e kanë të pamundur që të vijnë mund ta bëjnë nga andej.“, deklaroi Rama

Platforma shqiperiaqeduam.al ka kaluar numrin e 50 mijë të interesuarve, ndërkohë që ka vijuar papushim edhe gjatë sezonit të pushimeve të jetë adresë aktive, ku 4439 qytetarë kanë përcjellë ankesa, shqetësime e opinione, duke marrë zgjidhje për çdo rast kur halli a problemi i tyre ka qenë i lidhur me vonesa a zvarritje në zyrat e shteti

Javanews/a.ç

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU