FT: Merkel mund të ikë sivjet

Në vitin 2016 mund të pritet fundi i qeverisjes së kancelares gjermane, thonë ekspertë dhe komentatorë të Financial Times. Siç parasheh FT, viti 2016 është fundi i qeverisjes së gjatë të Markelit si kancelare përkundër duartrokitjeve që ajo i mori në konferencën e partisë së saj qeveritare CDU. Duartrokitjet janë dëshmi se pozita e saj është e sigurt përkundër presioneve pas arritjes në Gjermani të 1 milion refugjatëve gjatë vitit 2015. Por Merkel ka premtuar se sivjet do ta zvogëlojë valën e refugjatëve, transmeton Koha.net. Zvogëlimi sipas të gjitha gjasave do të jetë i pamundshëm dhe në vend të mrekullimit për kurajo dhe të moralit prej lideri të kancelares, do të ketë pasiguri dhe pakënaqësi.

Pikë pëlcitëse mund të jetë edhe kryengritja e administratave lokale dhe kjo pozitën e kancelares do ta bënte të paqëndrueshme.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU