Fshati më i pasur në botë, të gjithë kanë nga 100 mijë euro

Eshtë cilësuar si fshati më i pasur në botë, aty secili prej banorëve ka një pasuri prej të paktën njëqind mijë euro dhe çdo familje jeton në një vilë, një fshat me arsim e kujdes shëndetësor falas dhe që ka aeroplanë dhe planifikon të blejë edhe anije.

Fshati më i pasur në botë ndodhet në provincën Jiangsu të Kinës Lindore dhe quhet Huaxi, i themeluar në

vitin 1961 nga Wu Renbao. Në vitin 1998 Huaxi u bë e para komunë e regjistruar në bursë. Ajo është tani një grup më 57 kompani dhe që ka lidhje me 15 institucione kërkimore dhe universitete.

Mrekullia ekonomike e Huaxisë është një ndërthurje e punës për begatinë e përbashkët me modelin ekonomik të tregut të lirë.

Në fshat janë ndërtuar replika të ndërtesave më të njohura në botë, si Harku i Triumfit, Capitol Hill, Muri i Madh kinez, etj, të cilat tërheqin mjaft turistë. Gjithashtu, edhe një hotel me 5 yje, i pazakontë për një fshat.

Wu Renbao nuk ndoqi një qasje të ngurtë e dogmatike ndaj zhvillimit të ekonomisë kolektive, por u nis nga kushtet konkrete të fshatit të tij. Ai u nda nga jeta në vitin 2013 në moshën 85-vjeçare.

BW/d.i.

331a331800000578-3535741-image-a-42_1460477499857331a332200000578-3535741-image-m-41_146047749445833185cd200000578-3535741-alongside_world_famous_landmarks_stand_well_known_chinese_locati-a-14_146047146572133185ce700000578-3535741-image-a-22_146047255338533185cf200000578-3535741-real_or_fake_this_building_in_huaxi_village_is_a_replica_of_the_-a-9_146047146558633185d1a00000578-3535741-well_known_landmark_a_replica_of_the_arc_de_triomphe_stands_in_h-a-11_146047146560133185d2a00000578-3535741-image-m-21_146047251691933185d3e00000578-3535741-not_such_a_good_imitation_this_building_is_meant_to_be_a_replica-a-8_146047146558033185d0600000578-3535741-visitors_walk_on_a_replica_of_the_great_wall_which_is_2_5_miles_-a-10_1460471465597wu-renbao

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU