FSDKSH: Asnjë ilaç për zemrën nuk është hequr nga lista, rimbursimi ka disa alternativa

FSDKSH ka reaguar lidhur me lajmet e përhapura për heqjen nga lista e rimbursimit të disa ilaçeve për trajtimin e sëmundjeve të zemrës.
“Në përgjigje të ankesës së disa pacientëve për trajtimin me njërin nga barnat antikoagolant që përmban lista e rimbursimit, Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor sqaron se: Bari Rivaroxaban 20 mg nuk eshte hequr nga lista e barnave të rimbursueshme 2018”, sqaron FSDKSH.
Udhëzimi për trajtimin e pacientëve që kanë nevojë për këtë antikoagolant është hartuar në bashkëpunim me Shërbimin e Kardiologjisë në QSUT, bazuar në rekomandimet e Shoqatës Europiane të Kardiologjisë.
FSDKSH sqaron gjithashtu se Lista e Barnave të Rimbursueshme përmban disa alternative hollues gjaku dhe të gjithë pacientët do të marrin mjekimin e duhur./a.m.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU