Franca tërheq mjetet me karburant brenda 2040-ës, revolucioni në mbrojtje të klimës

Paralajmërimeve të frikshme të shkencëtarëve se njeriu po shkatërron botën, duket se më në fund po japin rezultat për të ndryshuar sjelljen ndaj mjedisit. Pas marraveshjes së klimës për limitimin e emetimit të dioksidit të karbonit, tashmë vende të caktuara kanë nisur zbatimin e planeve konkrete në dhjetëvjeçarët që vijnë.

Franca është duke përgatitur një revolucion të vërtetë. Brenda vitit 2040, ky vend i rëndësishëm francez, një prej shteteve me industrinë më të zhvilluar në botë, ka në plan të tërheqë nga tregu mjetetet me naftë dhe benzinë. Në vend të tyre, qeveria do të financojë projekte për zhvillimin e mjeteve alternative siç janë ato elektrike apo edhe teknologji tjetër. Plani është paraqitur nga ministri francez për Tranzicionin Ekologjik Nicolas Hulot, dhe ëhstë në përputhje me “planin e klimës” shkruan JavaNews.

Po ashtu parashuikohet që deri në vitin 2050 emetimi i CO2 në atmosferë të reduktohet në përputhje me marrëveshjen e Parisit për klimën.

Ndërkohë, deri në vitin 2025, Franca do të përgjysmojë përdorimin e energjisë bërthamore. Siç dihet Franca ëhstë ndër fuqitë kryesore bërthamore, energji në të cilën ajo bazohet më së shumti për prodhimin elektricitetit./JavaNewsa.m.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU