Franca shkon në finalen e Botërorit, ‘gjelat’ mposhtin talentet e Belgjikës

Franca ka mposhtur Belgjikën, duke u shpallur finalistja e parë e Botërorit “Rusi 2018”

“Gjelat” fituan 1-0 ndaj Belgjikës në një gjysmëfinale plot emocione, por të zgjidhur vetëm nga një gol i mbrojtësit të Barcelonës, Samuel Umtiti.

Goli i shënuar në minutën e 51 ishte i vetmi i supersfidës që pa në fushë yje si Griezmann, Mbappe, Pogba, Hazard, Lukaku apo De Bruyne.

Të mërkurën do të luhet gjysmëfinalja tjetër: Angli-Kroaci.

“Demat e kuq” të Belgjikës nuk arritën të gjejnë rrugën e rrjetës në portën e mbrojtur nga Lloris. Tentativat e Hazard dhe Lukakut nuk japin rezultat, pasi mbrojtja franceze dhe Lloris janë të pakalueshëm.

Franca e Didier Deschamps rikthehet në një finale Botërori pas 12 vitesh. Hera e fundit ishte Botërori i 2006 në Gjermani, ku humbën me penallti përballë Italisë dhe ku u shënua incidenti i famshëm i Zidane me mbrojtësin italian Materazzi.

a.ç

 

LIVE | Francë-Belgjikë 0-0

83′ Franca kryeson 1:0, shumë pranë finales së madhe

51′ Umtiti kalon Francën në avantazh, ndëshkon me kokë Belgjikën

46′ Ka nisur pjesa e dytë

45′ Përfundon pjesa e parë

38′ Mbrojtësi Pavard humb një rast mjaft të pastër nga brenda zonës

21′ DE Bruyne i shkon shumë pranë golit, Lloris bën heroin për ‘gjelat’

19′ Përgjigjet menjëherë Belgjika me Hazard që nga brenda zone i shkon shumë afër golit, por një devijim shpëton Francën

18′ Blaise Matuidi tenton nga jashtë zone, por Coutois reagon mirë pasi gjendet i pozicionuar

13’ Pogba nis një top të gjatë për Mbapenë, ky i fundit shumë i shpejtë për mbrojtjen e Belgjikës, por është portieri Kurtua që mbyll rrezikun.

6’ Hazard harkon në zonë, por largon Umtiti.

1’ Shpërthim i Mbapes që në sekondat e para, por mbrojtja largon topin e harkuar nga francezi.

1′ Nis sfida në stadiumin e Shën Peterburgut.

***

Po luhet takimi mes Francës dhe Belgjikës, ndeshje kjo e vlefshme për gjysëmfinalen e Kupës së Botës, Rusi 2018.

Një finale e parakohshme ajo që po zhvillohet në “Shën Petersburg” duke pasur parasysh nivelin dhe cilësinë e treguar nga të dy skuadrat në këtë turne.

Momentalisht rezultati është 0-0. Në finale, fituesi do të ndeshet me fituesin e dalë nga çifti Kroaci-Angli.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU