Franca mund Holandën, Danimarka fiton me titullarët

Franca mori fitoren e parë në Ligën e Kombeve. Në Stade de Francë të elektrizuar edhe nga festa për Kupën e Botës, skuadra e Didider Deshamps fitoi ndaj asaj të Ronald Koeman me rezultatin 2-1.

Mbappe i dha avantazhin skuadrës 2 herë kampione të botës, por tulipanët barazuan me Ryan Babel. 15 minuta nga fundi i ndeshjes, Giroud shënoi golin e fitores për Francën që është në kuotën e 4 pikëve në Grupin 1 të Ligës A të Ligës së Kombeve.

Danimarkës i kthehen titullarët dhe ajo fiton ndeshjen. Skuadra nordike që u përfshi në një kaos të vërtetë pas përplasjes së lojtarëve me drejtuesit e Federatës për kontratat e sponsorizimit, në sfidën e parë zyrtare atë të Ligës së Kombeve, iu imponua Uellsit të Gareth Bale duke e mundur me rezultatin 2-0. Cristian Eriksen ishte njeriu i ndeshjes për Danimarkën pasi ishte autori i të dy golave të skuadrës së tij, njërin nga të cilin e shënoi nga pika e bardhë e 11-metërshit.

Rezultati 2-0 u pa edhe në ndeshjen mes Maqedonisë dhe Armenisë për grupin 4 të Ligës D. Për skuadrën maqedonase kjo është fitorja e dytë e saj në po kaq ndeshje në Ligën e kombeve dhe tani ajo kryeson grupin me 6 pikë të plota. Alioski në minutën e 14 me 11-metërsh i dha avantazhin Maqedonisë, ndërkohë që në të 59 kapiteni Goran Pandev vulosi shifrat në 2-0 në favor të skuadrës së tij.

ma.me

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU