Ministri francez i Ekonomisë, Bruno Le Maire kërkoi sot mbledhjen në ditët në vijim të Bordit drejtues të ”Renault’’ për të zgjedhur një pasardhës të drejtorit të përgjithshëm, Carlos Ghosn, në burg prej gati dy muajsh në Japoni.
”Shteti, si aksioner referent kërkon mbledhjen e Bordit të Drejtorëve të ”Renault’’ në ditët në vijim për të caktuar një qeverisje të re afatgjatë dhe të qëndrueshme”, u shpreh ministri për televizionin ”LCI”.
Shteti francez është aksioneri më i madh i ”Renault”, me 15,01% të kapitalit.
/a.rada