Franca i jep Irakut 430 milionë euro borxh

Franca do t’i akordojë Irakut një hua prej 430 milionë euro në 2017 ku buxheti është ulur ndjeshëm nga lufta kundër xhihadistëve dhe rënies së çmimit të naftës, njoftoi sot Ministria franceze e Punëve të Jashtme.

Shefi i diplomacisë franceze, Jean-Yves Le Drian i bëri të ditur kryeministrit irakian Haider al-Abadi gjatë një takimi në mesditë në Bagdad se fondet do të akordoheshin para fundit të vitit, bëhet e ditur nga i njëjti burim.

“Franca ka qenë e pranishme që prej fillimit të luftimeve kundër Daech, akronimi që përcakton në gjuhën arabe grupin e Shtetit Islamik (ISIS), do të jetë gjithashtu e pranishme në fazën e paqes që nis tashmë”, theksoi Le Drian gjatë një vizite të përbashkët me ministrin francez të Ushtrisë, Florence Parly, në Irak.

Gjatë kësaj vizite, ndër të tjera ai i paraqiti Abadi-së një ftesë të presidentit francez, Emmanuel Macron për një vizitë zyrtare në Francë./b.d

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU