FOTOT/ Transformimi i Fierit, Rama: Shembulli i dallimit mes Shqipërisë që kishim dhe asaj që kemi

Kryeministri, Edi Rama, ka postuar nje set fotosh në të cilat pasqyrohen ndryshimet që kanë ndodhur në Fier. Sipas tij, ndryshimet ne Fier jane shembulli me i qarte i Shqiperise që ishte dhe asaj që është sot.

Operacioni i transformimit rrënjësor urban të Fierit është një shembull i qartë i dallimit mes Shqipërisë që kishim dhe Shqipërisë që kemi, por edhe i përpjekjes sonë të përditshme në rrugën e ndërtimit të Shqipërisë që duam.

Vlera e rritur ndjeshëm e apartamenteve dhe mjediseve tregtare, rritja e numrit të turistëve dhe përfshirja e Shqipërisë çdo herë e më shumë ndër destinacionet kryesore të operatorëve ndërkombëtarë turistikë, janë përgjigjja më e mirë për ata që operacionet civilizuese të Rilindjes Urbane i quajnë fasadë, pastrimin e plehrave e gërmadhave 25-vjeçare e quajnë show dhe luftën për zhvillim ekonomik, punësim, mirëqenie e kuptojnë vetëm si shpërndarje lëmoshash e favoresh sipas teserave të partisë😀

#PërShqipërinëQëDuam🇦🇱

#PS #PunëShtetMirëqenie🌹”.

Kështu shkruan kryeministri Edi Rama, që ka postuar fotot e mëposhtme./ma.me

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU