FOTOT/ Takim Basha-Meta?

Kreu i LSI Ilir Meta duket se i ka përafruar qëndrimet e tij me ato të opozitës. Në një kohë që PD dhe aleatët e saj kërkojnë qeveri teknike për të shkuar në zgjedhje, Meta propozoi ‘qeveri besimi’, duke shtuar që Rama duhet t’i mbushte mendjen opozitës për zgjehdje të lira.

Teksa po shtohen zërat për ndarjen mes Ramës dhe Metës, gjatë ditës së sotme janë shpërndarë disa foto në mediat online ku duket të parkuara pranë njëra tjetrës, automjeti i kryeparlamentarit Meta dhe ai i kreut të PD Basha.

Dy automjetet janë të parkuara përballë sallës së seancave plenare. Nuk dihet nëse është rastësi apo ka një takim Meta-Basha. Kjo mbetet për tu saktësuar./a.m.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU