FOTOT/ Sozia e Sali Berishës në mitingun e LSI…

Sheshi “Nënë Tereza” mbrëmjen e djeshme ishte i tej mbushur me qytetarë nga gjithë Shqipëria të cilët morën pjesë në mitingun e Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Kjo forcë politike prezantoi kandidatët e saj në qarqet kryesore në vend të cilët mbajtën fjalë duke sjellë para të pranishmëve programin e tyre.

Por në mesin e mbështetësve bie në sy një simpatizant i LSI-së mjaft i veçantë, që ka tërhequr vëmendjen edhe të vetë përkrahësve të LSI-së në rrjetet sociale.

Fotoja është publikuar nga vetë zëvendëskryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, ku në mesin e simpatizantëve, është një i moshuar. E veçanta e tij është ngjashmëria e madhe që ka me ish-kryeministrin e Shqipërisë Sali Berisha.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU