FOTOT/ Shezlongë, mol i ri e lojra ujore, plani që e rikthen liqenin e Tiranës atraktiv

Bashkia e Tiranës me mbështetjen edhe të Kryqit të Kuq Shqiptar ka nisur punën për realizimin e një tjetër investimi të rëndësishëm dhe që ka të bëj me rikualifikimin e molit të liqenit.

Siç shihet edhe nga fotot e projektit, moli ekzistues do ti nënshtrohet një rikonstruksionit total, ku veç shkallëve do të bëhet dhe ndërtimi nga e para e gjithë molit. Për të qenë i aksesueshëm edhe në orët e mbrëmjes, ai do të pajiset edhe me sistem ndriçimi, ndërsa nuk do të mungojë as gjelbërimi.

 “Nisëm punën për rikualifikimin e Molit te Diga në Parkun e Madh. Me Kryqin e Kuq Shqiptar shërojmë një tjetër kënd, një vepër e mirë dedikuar themeluesit Henry Dunant, Nobelisti i parë, frymëzues i Konventës së Gjenevës. Respekt misionarit pionier, edhe në Tiranë, siç i ka hije çdo kryeqyteti!”, shkruan APR lidhur me këtë projekt./a.m.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU