FOTOT/ Salvinin e braktis e dashura…

Foto e fundit së bashku të Ministrit të Brendshëm italian, Salvini me partneren e tij Elisa Isoardi janë bërë gjatë verës së këtij viti. Në to ata shfaqeshin mjaft të lumtur në krahët e njëri tjetrit. Por përralla e tyre e bukur ka përfunduar. Lajmin e ka dhënë vetë Elisa me një postim pak orë më parë në Instagram.

“Nuk është ajo që kemi dhënë për njëri tjetrin që me ka munguar, por ajo që duhej të jepnim akoma”- citon poetin italian Gio Evan. “Me të gjithë respektin për dashurinë e vërtetë që ka qenë. Faleminderit Matteo”- shkuan ajo duke publikuar dhe një foto me zëvendëskryeministrin italian.

Matteo Salvini ka qenë i martuar më parë dhe ka dy fëmijë nga dy lidhje të ndryshme. Në vitin 2003 ai u martua me Fabrizia Ieluzzi, gazetare në një radio private me origjinë puljeze. Me të ka një djalë, Federico.

Pasi u divorcua nga gruaja, Salvini ka bashkëjetuar për disa kohë me Giulia Martinelli, me të cilën gjithashtu pati në fëmijë, në dhjetor të vitit 2012. Bëhet fjalë për vajzën Mirta. Ndërsa në fillim të vitit 2015 revista “Novella 2000” zbuloi historinë mes Salvinit dhe drejtueses televizive Elisa Isoardi, e konfirmuar më pas nga të dy.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU