FOTOT/Ronela Hajati shfaq imazhet, por komentuesit i thonë e shëndoshë

Këngëtarja Ronela Hajati ka publikuar ditën e djeshme disa foto me bikini që kanë pasuar me një varg komentesh në Instagram.

Kjo pasi sipas disa prej komentuesve, format e këngëtares nuk kanë qenë më perfektet, që jemi mësuar të shohim nga vajzat e njohura të shoëbizit shqiptar.

Disa prej komenteve kanë qenë shumë pozitive në drejtim të këngëtares, ku ajo është komplimentuar që nuk ishte kockë e lëkurë, ndërsa të tjerë kanë qenë të ashpër me të.

Por këngëtarja ka reaguar për këtë:

“Unë publikoj foto për qejfin tim pa asnjë kompleks me dëshirë shumë të madhe dhe më shmë inat më vjen se komentet negative vijnë nga persona që në Instagram kanë zero foto dhe zero njerëz që i ndjekin, kjo tregon sa të bukur janë vetë. E gjithashtu habitem se shumica prej tyre janë femra që shajnë femrat me komente të shpifura sepse ato komente ashtu janë të shpifura. Gjithsesi vajza hipini të dashurëve dhe nxirreni inatin dikur tjetër”,  ka përfunduar Ronela e cila me vonë i ka fshirë Instastoryt.(TemA)

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU