Ndonëse pranë qendrës së Tiranës, për shumë vite banorët e rrugës Mujo Ulqinako pranë Kishës Katolike ishin të detyruar që të kalonin përmes baltës, ndërsa ishte kthyer edhe në një makth për drejtuesit e automjeteve që kalonin në këtë zonë. Por brenda një kohe rekord, ndërmarrjet e Bashkisë së Tiranës kanë rikonstruktuar rrugën kryesore si dhe rrugicat e kësaj lagjeje duke u rikthyer dinjitetin qytetarëve.
“Ditën, natën, natën, ditën! Çdo 24 orë përfundon një rrugë lagjeje. Mujo Ulqinaku pas Kishës Katolike ️ është gati. Ecim para me punë ”, shkruan Veliaj në Facebook teksa ka postuar edhe disa foto nga ndërhyrja.
ma.me