FOTOT/ Reshjet e dëborës, ARRSH: Akset problematike dhe ku makinave u duhet vendosur zinxhirë

Autoriteti Rrugor Shqiptar informon për situatën e rrugëve pas reshjeve të borës që kanë mbuluar një pjesë të mirë të vendit. Sipas ARRSH në të gjitha akset kryesore të vendit që ka pasur reshje bore janë marrë të gjitha masat e nevojshme nga kontraktorët dhe kompanitë e mirëmbajtjes. Është bërë trajtimi me kripë dhe pastrimi i rrugës nga bora.

– Në Dardhë, Voskopojë, Bigëll Gorricë dhe në Qafën e Qarrit, rekomandohet përdorimi i zinxhirëve, për shkak të prezencës së ngricave në rrugë, pasi temperaturat janë shumë të ulëta. 🌫

Në Qafë Thanë – Kapshticë ka pasur reshje të dobëta. Është bërë pastrimi dhe qarkullimi kryhet pa zinxhirë.

– Në segmentin fundor prej 20 km të aksit Ura e Cerenecit – Steblevë rekomandohet përdorimi i zinxhirëve, për shkak të ngricave në rrugë.

Në segmentin Lunik-Steblevë rekomandohet përdorimi i zinxhirëve për shkak te pranisë së ngricave në rrugë. Kontraktorët po punojnë në të gjitha akset për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës.

– Në Qafën e Llogarasë dhe në Qafën e Muzinës, nuk ka pasur reshje. Kontraktori ka bërë shpërndarjen e kripës që në orët e para të mëngjesit dhe qarkullimi kryhet pa probleme.

– Rekomandohen përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes gjatë lëvizjes në akset ku ka prezencë ngricash dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore.

foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri /a.meta

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU