FOTOT/ Protestat në Rusi, Putin arreston edhe fëmijët

Policia në Rusi ka ndaluar më shumë se 1018 njerëz gjatë protestave në vend kundër një rregulli të propozuar për pensionet, tha një grup monitorimi i pavarur.

Protestuesit u mblodhën të diellën në Rusi kundër një kundër një propozimi të qeverisë për të rritur moshën e daljes në pension.

Protestat u organizuan nga mbështetësit e udhëheqësit të opozitës, Aleksei Navalny, i cili është nën arrest administrativ për organizimin e një tubimi pa miratim në kryeqytet në janar.

Shpërthimi ishte më i rëndë në qytetin e dytë më të madh të Rusisë, Shën Petersburg, sipas mediave të pavarura lokale dhe OVD-Info, një organizatë jofitimprurëse që monitoron ndalimet, raporton CNN.

Grupi tha se të paktën 452 persona u arrestuan në qytet.

Imazhe nga protestat e Shën Petersburgut janë bërë virale. Në fotot e publikuara shihet arrestimi në një djali të vogël dhe një pensionisti të vjetër.

TV Rain, një kanal televiziv i pavarur, tha se një nga korrespondentët e saj, Masha Borzunova, u godit me shkop nga policia që ndëhyri për të shpëndarë protestuesitnë Moskë.

Navalny është përjashtuar kryesisht nga valët shtetërore, por ka arritur një audiencë të gjerë përmes një kanali YouTube dhe mediat sociale.

Protestat e organizuara nga Navalny janë bërë një mjet për të shprehur pakënaqësinë ndaj presidentit rus Vladimir Putin dhe korrupsionit qeveritar. Vlerësimet e Putinit mbeten në nivele të larta, por janë dëmtuar nga polemikat e pensioneve./oranews

a.ç

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU