Këto pamje janë filmuar në qytetin bregdetar Qingdao në Kinë.
Shoferët e makinave u habitën kur mbi automjetet e tyre filluan të bien oktapodë, yje deti dhe molusqe gjatë një stuhie të frikshme.
Meteorologët thanë se moti që përfshiu këtë qytet ishte gati të thyente rekord të uraganëve.
Stuhia besohet se shkaktoi edhe vorbulla uji në Detin e Verdhë, të cilat thithën të gjitha llojet e krijesave të detit e që më pas i hodhën nëpër rrugë.